Leart Haxhiu, i akuzuar për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën dhe i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri është ekstraduar sot nga Greqia.
Pavarësisht tentativave të tij për t’i shpëtuar ekstradimit, Haxhiu ka mbërritur në Kakavijë rreth orës 14:00, i shoqëruar nga forca të shumta policie ndërsa nga pala shqiptare kanë mbërritur forcat RENEA për ta marrë.
GJKKO e ka dënuar me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun, i akuzuar për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku mbetën të vrarë 2 persona. Procesi në Gjykatën e Posaçme u zhvillua në mungesë të tij.
I njohur si rrivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, Haxhiu vrau Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën si dhe plagosi Marjus Xhepexhiun dhe Bujar Turkut në Lushnjë. Shënjestra ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg përjetë Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Laert Haxhiu u arrestua në muajin maj të vitit 2023 në Greqi dhe mbahej në burgun e Koridhalos.
Gjithashtu, Laert Haxhiu u rishpall në kërkim nga SPAK dhe pas dëshmisë së bashkëpuntorit të drejtëise Artan Tafani ku e implikon Haxhiun ne disa vrasje dhe krime të tjera.