INSTAT ka publikuar sot të dhënat e plota të Censit 2023, ku ndër të tjera numërohen edhe qarqet me më shumë apo më pak banorë.
Sipas të dhënave reflektohet se 32% e totalit prej 2.4 milionë banorësh, jetojnë në kryeqytet, Tiranë.
Tirana mbetet qarku me më shumë banorë me 758 513, Fieri vjen i dyti me 240 377 banorë (10%), më pas vjen Elbasani me 232 580(10%), teksa Durrësi është vetëm i katërti.
Në Durrës, shifra është prej 9%. Rreth 7% jetojnë në Korçë, 6% përkatësisht në Shkodër, Vlorë dhe Berat.
Sipas rezultateve të mbledhura, qarku me numrin më të vogël të banorëve mbetet ai i Kukësit me 61 998.
Popullsia sipas qarqeve
Berat 140 956
Dibër 107 178
Durrës 226 863
Elbasan 232 580
Fier 240 377
Gjirokastër 60 013
Korçë 173 091
Kukës 61 998
Lezhë 99 384
Shkodër 154 479
Tiranë 758 513
Vlorë 146 681