SKANDALI/ Mjekët e Onkologjikut shisnin ilaçet e spitalit te farmacitë private, Prokuroria çon 7 persona përpara drejtësisë

Një tjetër skandal është zbuluar në spitalet shqiptare, teksa këtë herë bëhet fjalë për Spitalin Onkologjik, ku janë të përfshirë mjekë, kirurgë dhe ish-zv.Drejtoresha e Përgjithshme e spitalit.

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skemën si mjekët e Onkologjikut shisnin ilaçet e spitalit te farmacitë private, ndërkohë që ka çuar përpara gjykatës 7 persona, për të cilët janë dhënë masa sigurie “detyrim paraqitje” dhe “arrest në shtëpi”.

Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë, u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara, ku kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.

Kjo skemë tregon edhe një herë tjetër se çfarë ndodh në spitalet shqiptare, ku qytetarët presin me muaj të tërë për të marrë ilaçet që mund t’u shpëtojnë jetën, ndërkohë që mjekët i shesin për përfitime personale.

Të akuzuarit:

  1. Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) – Arrest Shtëpie
  2. Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) – Arrest Shtëpie
  3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) – Detyrim Paraqitje
  4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) – Detyrim Parqitje
  5. Halil Gashi – Detyrim Paraqitje
  6. Florian Marku – detyrim Paraqitje

“Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qenë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”, bën me dije Prokuroria.