Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Berat, teksa një person është gjetur i vdekur në rrugë.
Mësohet se viktima, një 80-vjeçar, është gjetur i pajetë në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat.
Viktma është identifikuar si Abaz Metaj dhe nga verifikimet paraprake mendohet se temperaturat e larta dhe mosha mund të kenë shkaktuar arrest kardiak.
Ndërkohë trupi po dërgohet në morgun e spitalit, për ekzaminimet ligjore.