Fanellat e ndeshjes me Italinë në ankand, “fluturon” çmimi për 10-ën e Nedim Bajramit

Fanellat e lojtarëve të Kombëtares në ndeshjen ndaj Italisë kanë dalë në ankand, ashtu si ato të të gjitha ekipeve të tjera.

Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i ankandit, nga tifozët shqiptarë fanella më e kërkuar është ajo e Nedim Bajramit, e cila deri më tani kap vlerën e 1151 eurove.

E dyta është e Armando Brojës me 375 euro, ndërsa më pas vijnë Muçi me 268, Gjimshiti 267 dhe Asllani me 266 euro.

Por pavarësisht këtyre çmimeve, fanella e Bajramit është shumë larg asaj të Toni Kroos dhe Luka Modric. Fanella e yllit të kombëtares gjermane ka deri më tani një ofertë prej 9722 euro, për shkak edhe se këto janë ndeshjet e fundit të karrierës së Kroos.

Ndërsa fanella e kapitenit kroat, Luka Modriç, ka kapur vlerën e 6452 eurove, teksa pritet që këto rekorde të thyhen nga pas ndeshjes Portugali – Çeku, ku fanella e Ronaldos pritet të kapë rekorde, për shkak se është një nga futbollistët më të pëlqyer në botë.