E rëndë në Kolonjë, 33 vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë, ku një 33 vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit  Kagjinas.

Policia njofton se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

“Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.