Tom Doshi sherr me dy vëllezër për tokën në Velipojë, procedohet penalisht 

Ish-deputeti Tom Doshi është përfshirë në një sherr pasditen e djeshme në Velipojë, që dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Policia bën me dije se ai është peoceduar penalisht pasi ështe konfliktuar me vëllezërit L. Molla dhe Prek Molla, me këtë të fundit që ka marrë dëmtine të lehta.

Ndërkohë, policia po punon edhe për identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M,  proceduan penalisht  shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me  shtetasit  L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit  shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike. 

Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.