Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i gjen 14 kg kokainë në banesë

Një 30 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me drogë. Autoritetet në Modena ranë në gjurmët e lëndës narkotike pas një ndërhyrjeje nga zjarrfikësit pranë një prone në Finale Emilia për shkak të dyshimit për rrjedhje gazi.

Gjatë ndërhyrjes ata kanë konstatuar 14 kilogramë kokainë të ndarë në 10 blloqe dhe më pas kanë njoftuar policinë. Po ashtu u zbulua një qendër për paketimin e drogës me logo të markave të njohura të modës.

Autoritetet e policisë kanë sekuestruar sasinë e gjetur të lëndës narkotike, ndërsa është arrestuar edhe shqiptari, teksa po punohet për të hetuar nëse ka të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.