Lulzim Basha do të vazhdojë betejën: Rekurs vendimit të Apelit për vulën e PD

Lulzim Basha deklaroi sot do të bëjnë rekurs vendimit të gjykatës së Apelit që i dha vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Pas mblodhit sot strukturat e tij, në një komunikim për gazetarët, Basha deklaroi se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

Basha nuk e përjashtoi as mundësinë e krijimit të një partie të re, nëse nuk do të fitojnë betejën dhe vula e partisë ti kthehet atij. Sipas ish-kreut të PD, Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën nga pushteti.

“Shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë edhe profesionale dhe juridike që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë. DO bëjmë rekurs.

Në cdo rast shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Ne do hyjmë në zgjedhje. PDSH do të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PDSH është me vlerat që ka lindur. Nuk mundet PD të jetë kundër SPAK, kundër aleatëve strategjike. Beteja jonë e parë është që përmes rekursit PDSH ti kthehet demokratëve për të bërë një beteje.

Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Në fakt është aseti i vetëm i Ramës në zgjedhje.

Qëndrimi ynë sot është që përmes një rekursi do kërkojmë që PDSH të kthehet tek vlerat. Në cdo rast alternativa jonë do jetë në zgjedhje”- tha Basha.