Ditën e djeshme mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të dëshmive nga zyrtarët e lartë.
Ministri Taulant Balla, Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe dhe ish-shefi i IT-së Ervin Muça dëshmuan për disa orë, pa praninë e mediave, për shkak të sekretit hetimor.
Por Bardhi, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, tha se dëshmitë e djeshme kanë qenë tronditëse ndërsa shtoi se socialistët duan që komisioni të mbahet me dyer të mbyllur për tu shërbyer grupeve kriminale.
Sipas Bardhit, janë fshirë të dhëna nga TIMS për grupet kriminale, në mënyrë që ata të mos kapen.
“Qytetarët dje nuk kishin mundësi të ndiqnin atë që ka ndodhur në Komisionin hetimor për TIMS por dëshmitë e zyrtarëve janë tronditëse.
Ndaj duan mbylljen e dyerve të Komisionit sepse kanë përdorur një sistem të sigurisë kombëtare për ti shërbyer grupeve kriminale, kanë fshirë të dhënave sipas interesit të tyre që ata të kalojnë e të arratisen që kur të nxjerrë urdhërat SPAK të mos jenë në Shqipëri por në Dubai. Është projekt politik, Rama ka ardhur në pushtet me krimin e organizuar.
I keqpërdor në zgjedhje dhe i përball me qytetarët. Kush mendon se do i ikë më propagandë kësaj çështje, konfirmoj se kjo nuk do të ndodhë. Rama është përgjegjës për forcimin e krimit të organizuar, ja priteni kur të shpallë ndonjë iniciativë për të luftuar krimin e organizuar”- u shpreh ndër të tjera Gazment Bardhi.