Marrëveshja për emigrantët, Meloni s’kursen mirënjohjen për Ramën: Shënjestra e mediave tona nuk është kryeministri shqiptar

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni nuk i ka kursyer falenderimet dhe mirënjohjen qeverisë së kryeministrit Edi Rama në lidhje me marrëveshjen për emigrantët afrikanë.

Gjatë konferencës për mediat nga Shëngjini, Meloni tha se Rama nuk është shënjestër e sulmeve të mediave italiane, duke iu referuar edhe reportazhit të “Report” në RAI3, pasi sipas saj italianët i janë mirënjohës Shqipërisë dhe shqiptarëve për ndihmën që po u jep, për të sjelle mijëra emigranë që kapen në brigjet e Italisë.

Meloni i doli në krah Ramës, duke thënë se ndaj qeverisë shqiptare nisi një fushatë denigruese, që e cilësonte atë si një narko shtet. Sipas saj, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, duhet të jetë shembull edhe për vendet e tjera të BE.

“Qeveria shqiptare e ka ndihmuar qeverinë italiane, ne kemi ndjekur nje fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare, duke degjuar etiketime sikur është një narko shtet. Nuk është hera e parë që Rama dhe Shqipëria i ofrojnë bashkëpunim italisë. Edhe më parë historia ka treguar se ajo ka qenë dhe ka patur dëshirën për të qenë pjesë e BE dhe nuk i ka munguar mbështetja e Italisë. Qeveria shqiptare na ndihmoi me 30 mjekë dhe infermierë nga emergjenca e COVID. Rama u falenderua dhe nje nga gazetat italiane e quajti perralle e bukur e qeverisë shqiptare.

Ndërsa sot Rama quhet si një kriminel se shumë kanë ndryshuar kur qeveria vendosi të vijoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, sikundër ka bërë me qeveritë e tjera. Nuk është ai shënjestra sepse italianët e kuptojnë i janë mirënjohur Shqipërisë për këtë përpjekje të rëndësishme për të na dhënë një ndihmesë”, tha Meloni.