Opozita do të protestojë ditën e enjtë para Kuvendit, teksa brenda do të zhvillohet seanca e radhës plenare.
Protesta do të mbahet pasi një ditë më parë, emisioni investigativ “Report” në RAI3, publikoi pjesën e dytë dedikuar Shqipërisë.
Protesta është parashikuar rreth orës 10:00 ndërsa pritet që për këtë çështje të ketë edhe debate brenda sallës mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Rikujtojmë se pjesa e dytë e reportazhit për Shqipërinë e emisionit “Report” në RAI 3, ka nxjerrë në pah të tjera skandale të lidhjes së krimit të organizuar pushtetin, të treguara nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
Emisioni “Report” zbuloi edhe takimin e Ramës pak kohë më parë në Kryeministri me Luftar Hysën, i konsideruar nga autoritetet kanadeze si një nga anëtarët kryesorë të kartelit Sinaloa. Dy muaj pas bisedës me kryeministrin shqiptar, biznesmeni mori licencën për të hapur një kazino në një hotel luksoz në Vlorë.