Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit masën e “arrestit me burg”.
Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Gjici i është drejtuar Apelit për ndryshim të vendimit të Shkallës së Parë.
Avokati i Gjicit argumenton se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
Lidhur me kërkesën për ndryshim mase, pritet që të hidhet shorti për caktimin e një gjyqtari, e më pas të caktohet një datë për shqyrtimin e kërkesës.
Shkalla e Parë ka vendosur ditë më parë se ai do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Vendimi vjen pas publikimit të një video skandali më 16 qershor, ku Safet Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime në zyrë.