Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy kushërinjtë që u arrestuan disa ditë më parë me 7.3 kg kokainë në një furgon me targa angleze.
Mentor Çuni dhe Arjan Doçi do të qëndrojnë në burg pavarësisht se mbrojtja e tyre kërkoi arrest shtëpie ose garanci pasurore.
Rikujtojmë se Çuni dhe Doçi u arrestuan të shtunën e kaluar në Portin e Durrësit pasi në furgonin e mallrave iu gjetën 7 pako me kokainë, të fshehura poshtë sediljes së shoferit.
Në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim Fatbardh Çuni, 37 vjeç, i cili ëhtë personi që do të priste drogën në Angli