Gruaja tenton të vetëvritet pasi dhunohej nga bashkëshorti, arrestohet 43 vjeçari në Librazhd

Një 43 vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit të bluve, dyshohet se për shkak të dhunës që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide.

Gruaja e 43 vjeçarit u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve”- njofton policia.