Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Lajmi bëhet me dije nga Ambasada Gjermane në Tiranë, e cila në mesazhin në rrjetet sociale, thotë se ish-ambasadori do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf. Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.
Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh”, shkruan ambasada.
Peter Zingraf emori detyrën si ambasador i Gjermanisë në Tiranë në 1 Gusht 2019 dhe qëndroi në detyrë deri në v5 Korrik të vitit 2023, teksa në fjalimin e fundit tha se në Shqipëri ishte ndjerë si në shtëpinë e tij.
Sa i përket karrierës së tij diplomatike, ajo ka nisur në vitin 1993 kur është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm.
–1994 Nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, Romë
–1995 Ministria e Jashtme Federale, Bonn, Departamenti Politik
–1996 Ambasada e Varshavës, Poloni
–1999 Ministria e Jashtme Federale, Berlin, Departamenti i Kulturës
–2002 Ambasada e Daressalam-it, Tanzani
–2005 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror
–2010 Ambasada e Dublinit, Irlandë
–2013 Zyra e Presidentit Federal, Departamenti i Politikës së Jashtme
– 2016 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror
–Gusht 2019 Ambasada Gjermane në Tiranë, Shqipëri.