Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin Palestinën si shtet të pavarur. Izraeli tërheq ambasadorët

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë vendosur ta njohin Palestinën si shtet të pavarur. Kryeministri i Irlandës, Simon Harris, tha se ky ishte një vendim i përbashkët mes vendit të tij, Spanjës dhe Norvegjisë.

Por menjëherë pas këtij njoftimi ka reaguar Izraeli duke njoftuar se do të tërheqë ambasadorët nga vendet që vendosin ta njohin Palestinën.

Vendimi historic u kundërshtua ashpër nga Izraeli por u prit me gëzim nga palestinëzët.

Tre vendet njoftuan njëra pas tjetrës përmes konferencave për media për vendimin e tyre për Palestinën.

I pari, kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, tha se “nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, nëse nuk ka njohje”. Gahr Store tregoi se shteti skandinav do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez nga 28 maji.