Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Thirrja e Roshit në SPAK mund të ketë lidhje me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme shpalli të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Durrësit për pushimin e procedimit penal ndaj ish-kryebashkiakut të PS dhe i ka kërkuar SPAK që të hetojë Elvis Roshin.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht në Prokurori në vitin 2015, Elvis Roshin dhe 10 punonjës të kësaj bashkie për shpërdorim të detyrës dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 33 milionë lekësh.

KLSH rendit në listën e shkeljeve 12 tendera, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.