Në hollin e Teatrit Bylis në Fier janë mbajtur homazhe në nderim të Novruz Cenalia, efektivit të Forcave “Shqiponja” që u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz, pas një konflikti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mernica.
Familjarët, kolegët dhe qytetarë janë mbledhur përpara Teatrit për t’i dhënë lamtumirën e fundit 28 vjeçarit, teksa më pas ai do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.
Ndërkohë, është ende në kërkim autori i vrasjes, teksa prej 2 ditësh policia dhe forcat RENEA janë vënë në kërkim të tij, pasi dyshohet se vijon të jetë ende i armatosur.