“Dorën në qafë e gishtin në *****”, Korreshi nuk kursehet ndaj Bashës: Ai gënjen edhe për orën

I drejtpërdrejt ka qenë deputeti Saimir Korreshi edhe në intervistën e dhënë në emisionin “Glamour Zone”, ashtu siç bën edhe me fjalimet në Kuvend.

Pasi tregoi se Blendi Klosi është politikani që ka qejf bixhozin dhe luan shpeshherë, ai është pyetur edhe për personin që është i pari për të ta punuar pas krahëve.

Pa asnjë hezitim ai ka thënë emrin e Lulzim Bashës, për të cilin tha se gënjen edhe për orën. Gjithashtu ai përmendi edhe shprehjen “dorën në qafë dhe gishtin në b****”.

Ester Bylyku: Cili nga politikanët është i pari për të ta punuar pas krahëve?

Saimir Korreshi: Lulzim Basha, ishte ai që ta punonte pas krahëve. Është një shprehje: “Dorën në qafë dhe gishtin në **** “. Ai edhe për orën gënjente. Dhe mendoj që ai është politikani që realisht ta punon pas krahëve.