Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ekzekutimin mafioz të 32 vjeçarit shqiptar Roan Brahimi mbrwmjen e djeshme në Greqi.
Sipas gazetarit grek Vasili Lampropoulos, pas ngjarjeve në Shqipëri, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi, ndërsa deri para pak kohësh jetonte në Dubai.
Përveç këtyre dy shteteve, ai rezulton të ketë kaluar edhe nga Spanja, Italia dhe Franca. Sipas dyshimeve, lëvizjet e tij mund të kenë më shumë të bëjnë me përfshirjen e tij në trafikun e drogës.
Ndërkohë autorët kanë ndjekur në mënyrë periodike partneren e tij dhe fëmijën e tyre në Greqi.
Por, kundërshtarët e gjetën mbrëmjen e së enjtes në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.
Ndërkohë Protothema shkruan se vrasja nuk është lidhur me Greqinë, por aktivitetet e Brahimit në Shqipëri. 32-vjeçari kishte familjen që jetonte këtu, gruan me dy fëmijët, ndërsa në Greqi mbante një marrëdhënie me një grua tjetër, me të cilën kishte edhe një fëmijë.