Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e drejtorit te Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit të Kurbinit, Jetmir Muzhika, dhe pezullimit nga detyra të tre inspektorëve.
Mësohet se zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT, Flori Gjini, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” akuzohen për “Shpërdorim Detyre”, pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut dhe marrjen e inerteve nga lumi Mat.
Mes tyre, edhe kompleksin që është në pronësi të baronit të drogës, Gëzim Çela, i cili ndodhet në burg.
Pas hetimeve ka rezultuar se objekti ishte ndërtuar pa leje dhe prokuroria kishte vendosur sekuestro ndaj kompleksit. Kreu i IVMT dhe tre inspektorët kanë lejuar vazhdimin e punimeve edhe pse nuk kishte leje.
Ndërkohë 13 subjekte që merrnin inerte në lumin Mat janë vënë në sekuestro preventive, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektorëve të IMT-së që nuk kanë kryer kontrollin.
Masat ndaj tyre:
Në pranga për masën “arrest me burg”, ka rënë Jetmir Mzhika, 35 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin.
Ndërsa për ish-kryeinspektorin e IKMT, Flor Gjini, 40 vjeç është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Po ashtu gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra inspektorët e përfshirë në shpërdorimin e detyrës, konkretisht:
Rivelioni Ismalaj, 38 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;
Shan Preçi, 57 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;
Artur Përdoda, 41 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin.