EMRI/ Dënohet me burg biznesmeni në Sarandë, qëndroi në arrati prej dy vitesh, ja për çfarë akuzohet

Është dënuar me 2 vite burg biznesmeni Pando Papuçi, i cili akuzohet për “ndërtim të paligjshëm”. Biznesmeni ishte shpallur në kërkim prej 2 vitesh dhe u vetëdorëzua në polici në shkurt të këtij viti.

Ai u shpall në kërkim pas operacionit “Heshtja” mes Prokurorisë dhe Policisë së Sarandës, ku ra në pranga ish-drejtoresha e IMT-së në Bashkinë Sarandë, Romina Pulaj për “shpërdorim detyre” ndërkohë që Papuçi u akuzua për “ndërtim të paligjshëm” të një pallati 7-katësh.

Gjykata po ashtu ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të objektit me disa kate që po ndërtohej nga Pando Papuçi.

Kujtojmë se në mars të vitit 2023, Papuci kishte kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, që u refuzua nga gjykata pas plot 7 seancash gjyqësore.