EMRAT/ I vendosën tritol banesës në Vorë, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka vendosur lëndë plasëse në një banesë.

Në pranga ka rënë shtetasi Oltion Çepa ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij Ajet Doku, të cilët dyshohet se kanë vënë tritol në banesën e shtetasit E. A.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.

Policia, në kontrollet e banesave të këtyre të fundit, gjeti sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të këtij viti në Marikaj të Vlorës teksa pronari kishte deklaruar më herët se nuk kishte konflikte me askënd.

Njoftimi i policisë:

Vorë, Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 7, Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale e Kërkimin dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “London”.

U vu në pranga shtetasi O. Ç., 27 vjeç, dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. D., 27 vjeç, të cilët dyshohet se kanë vënë lëndë plasëse në banesën e shtetasit E. A.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.

Policia, në kontrollet e banesave të këtyre të fundit, gjeti sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.