Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për të lexuar dosjen voluminoze për koncesionin e Sterilizimit, ku ai akuzohet për shpërdorim detyre.
Beqaj pritet të qënndrojë për disa orë në ambientet e SPAK, pasi refuzoi të paguantë shumën prej 10 milionë lekësh të vjetra nga Prokuroria e Posaçme për të marrë kopje të akteve të dosjes së tij.
Ndërkohë, nesër është parashikuar të zhvillohet edhe seanca paraprake, ku do të vendoset nëse dosja ndaj tij do të kalojë ose jo për gjykim.
Kjo është hera e dytë që Beqaj shkon në SPAK për të lëxuar aktet e dosjes. Ish-ministri u paraqit më 28 mars në ambientet e Prokurorisë së Posaçme bashkë me avokatin e tij dhe qëndruan rreth 7 orë.
Beqaj në një komunikim me gazetarët, tha se së bashku me avokatin janë njohur vetëm me 15 fashikuj. Ndërsa shtoi se dosja është voluminoze, duke nënkuptuar se do të rikthehej sërish.
“Kemi bërë njohjen me dosjen, ju e dini që është 700 fashikujt, sot arritëm të shohim 15 fashikuj. Ligji lejon vetëm 10 ditë për këtë proces. Kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish për atë dosje.
Në këtë fazë kam pajtuar një avokat dhe deri në fund të gjyqit i përballon zyra e avokatisë dhe në fund bën faturat për mua, tarifat janë publike në këtë rast janë jo të vogla, secili prej nesh se jemi 9 veta në proces, për të marrë një USB, secili prej nesh duhet të paguajë 10 milionë lekë”- tha Beqaj në komunikimin e tij për gazetarët.