Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me rastin e rëndë në Elbasan ku dy burra u arrestuan pasi dyshohet se kanë përdhunuar një 31 vjeçar me aftësi të kufizuara.
Denoncimin në polici e ka bërë nga nëna e djalit, e cila ka parë shenja tek i biri dhe shfaqje të një sjellje të frikësuar.
Të akuzuarit për ngjarjen janë Bledi Jolla dhe Rexhep Balla të cilët punonin roje në një objekt privat. Ata janë arrestuar nga policia e Elbasanit ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen.
Njëri prej të dyshuarve ka pranuar se e kanë zhveshur djalin teksa ky i fundit u dërgonte kafe në vendin e tyre të punës.
Ndërsa policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31 vjeçarit, ekspertiza mjekoligjore ka kofirmuar aktin e rëndë.