Arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut’, akuzohet për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj

Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka vënë në pranga Agron Bejdollin, krahun e djathtë të Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Bejdolli është arrestuar pasi gjykata i ka vendosur masën e arrestit me burg për “heqje të paligjshme të lirisë” ose pengmarrje në bashkëpunim me “Rrumin”, të dy vëllezërve Beqiraj në Tetor të 2022-it.

Mësohet se Agron Bejdolli u arrestua në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.