Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku gjatë konferencës për shtyp ku dha detaje mbi grupin e trafikantëve të emigrantëve u pyet edhe në lidhje me deklaratën e dhënë nga kreu i SPAK Altin Dumani. Ky i fundit tha se për cështje në lidhje me krimin e organizuar nuk bashkëpunojnë dot me policinë, pasi disa prej tyre, edhe me funksione të larta janë të përfshirë.
Megjithatë Rrumbullaku deklaroi se Policia mbetet e hapur për hetime që lidhen me krimin e organizuar.
Pyetje: Pak ditë më parë, z Dumani deklaroi se SPAK ha hasur vështirësi në hetimin e krimit të organizuar, pasi ka edhe funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit të implikuar. A ju ka vënë në dijeni z Dumani për këtë fakt?
Muhamet Rrumbullaku: Mund t’ju them se Policia e Shtetit dhe SPAK, drejtuesi i Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut kanë marrëdhënie tepër të mira për hetimin e të gjitha problematikave që lidhen me krimin e organizuar. Jemi të hapur për hetime.