Nikoll Sherrniku, i është drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë me një kërkesë për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, masë kjo që u vendos pak ditë më parë, pas dyshimeve se Sherrniku, ishte i përfshirë në atentatin me armë ndaj vëllezërve të Fatjon Muratit, në “Don Bosko”.
Sherrniku, ka mohuar në mënyrë kategorike se ai nuk di asgjë rreth atentatit të “Don Boskos”, pasi ka qënë në burgun e “Shën Kollit” në momentin kur ka ndodhur krimi.
Njeriu që konsiderohet nga policia kriminale si shoferi i Ervis Martinaj, kërkon nga gjykata e Apelit rrëzimin e masës së sigurisë arrest në burg, dhe hetimin e tij në një masë më të butë.
Pritet që seanca të zhvillohet në ditët në vijim, ndërsa hetimet për atentatin në zonën e “Don-Boskos”, janë stopuar pikërisht tek Nikoll Sherrniku.
Emri i Nikoll Shërrnikut, si person i dyshuar implikohet në këtë ngjarje kriminale, përmes targës gjermane “RE HX 112”, e cila në datën 12 Mars 2023 u përdorën në mjetin tip” BMË X6”, ku u qëllua me armë automatike në drejtim të lokalit të Fation Muratit.
Për herë të parë emri i Nikoll Sherrnikut, është përmendur nga një shtetas Sirian që punon në një servis në Gjermani.
Qëllimi i këtij sulmi me armë ka qënë vrasja e Ervis dhe Elvin Murati, vëllezërit Fation Muratit. Por në këtë atentat mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja, ndërsa u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk, Emanuel Çala dhe 10-vjeçarja R.P.
Thahir Alleat, me kombësi Siriane por punonjës në ambjentet e servis “Gago” në Gladbek të Gjermanisë, ka ndihmuar në identifikimin e Nikoll Shërrnikut.
Siriani Alleat, fillimisht i ka pohuar pronarit të tij Kosovar, Gazmend Jakupi, se targën “REHX 112” dhe dy targa të tjera i kishte marë në 2020 nga ambjentet e Servisit, Nikoll Shërrniku.
Këtë dëshmi punonjësi Sirian, ja ka dhënë Gazmend Jakupit, vetëm pasi policia Gjermane dhe ajo Kosovare, kishin intesifikuar hetimet për pronarin e servisit, pasi biznesi i tij ishte zbuluar se kishte lëshuar targat për një automjet “Audi A6”, i cili më pas ishte shitur për skrap në fshatin Drenas të Kosovës.
Thahir Alleat, është marë në pyetje nga policia Gjermane, duke konfirmuar se targat ishin marë nga Nikoll Shërniku në vitin 2020. Sipas Sirianit, 3 targat ishin vendosur në një vend ku grumbullonin hekurishtet.
Për këtë informacion është informuar policia Shqiptare, e cila ka marë në pyetje Nikoll Shërrnikun, i cili ndodhej në ambjentet e burgut “Shën-Koll” të Lezhës, për një ngjarje tjetër kriminale.