Një zjarr i madh përfshin godinën historike në qytetin e Sarandës

Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm një godinë të vjetër në qytetin e Sarandës.

Ndërtesa historike në qendër të qytetit njihet si “Bar Lulishtja”.

Flakët masive kanë djegur pjesën e çatisë së ndërtesës dhe po përhapen me shpejtësi duke e rrezikuar totalisht atë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.