Shqipëria 15 vite në NATO, urimi i ambasadës amerikane: Që nga 2009, zhvillimi ka qenë i jashtëzakonshëm

Ambasada amerikane në Tiranë uron Shqipërinë në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO duke e vlerësuar si ‘një aleate dhe partnere të besueshme”.

Ndër të tjera ambasada shkruan se prej vitit 2009, zhvillimi i Shqipërisë në NATO ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm.

Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n | Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!