Ndërtoi pa leje hotelin 7-katësh dhe më pas e legalizoi, vetëdorëzohet në polici ish-drejtori i Aluiznit në Sarandë

Është vetëdorëzuar në polici, ish-drejtori i Aluiznit, Mariel Murati i cili ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh pasi ndërtoi pa leje një hotel 7-katësh në Sarandë dhe më pas e legalizoi.

Ndërtimi i “Yacht” hotel, çoi pas hekurave zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Legalizimeve dhe Kadastrës.

Mësohet se Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate se sa ekzistuesi.

Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, hotel i cili është vendosur dhe funksionon si i tillë prej rreth 2 vitesh. Të gjitha këto veprime kanë ndodhur pasi ai e kishte lënë detyrën e drejtuesit të Aluiznit Sarandë dhe ishte emëruar në një detyrë tjetër drejtuese.