Goditi për vdekje me grusht 55-vjeçarin në Vlorë, dënohet me 3 vite burg djali i anëtares së KLP-së

Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitaj, është dënuar me 3 vite burg pasi goditi për vdekje me grusht 55-vjeçarin Armando Mreshau në gusht të vitit 2023.

Rei Meta është shpallur fajtor për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qëndre interneti në Vlorës, ku Meta dhe Meshau, me indicien e këtij të fundit kanë filluar të përplasen me njëri-tjetrin si pasojë e një konflikti për një marrëdhënie kontraktuale të pambajtur.

Nisur nga kjo situatë, të dy personat kanë shkëmbyer goditje të ndërsjellta me grushta ndaj njëri-tjetrit dhe për pasojë, Meshau është rrëzuar në karrigen e kompjuterit.

Ndërsa Rei Meta është larguar nga qëndra e internetit. Por pak sekonda të rrëzimit në karrige, Armando Meshau, ka pësuar veprime të shkujdesura duke u goditur nga një atak kardiak në zemër.

Vetëm pak orë më vonë, policia e Vlorës arrestoi Rei Metën, i cili ka treguar dhe dinamikën e krimit.