Kompania Affinity Partners e Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Amerikan Donald Trump, i ka vënë syrin ishullit të Sazanit dhe Zvërnecit ne Shqipëri. Agjencia prestigjoze e lajmeve Bloomberg i ka marrë një interviste Kushnerit, i cili tha se është në diskutime të avancuara për tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarë, konkretisht në Vlorë dhe Beograd.
“Kompania e dhëndrit të Trump me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman, tha Kushner në një intervistë me Bloomberg News” thuhet në shkrim.
Projekti mësohet se është gati dhe thuhet se ka marrë “bekimin” edhe të kryeministrit Edi Rama. Megjithatë detaje të mëtejme do të keni mundësi ti lexoni në artikullin e plotë të Bloomberg që Media Ditari do e publikojë më vonë.