Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku janë ekzekutuar dhjetëra urdhër arreste të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës.
Në pranga kanë rënë ish-zyrtarë të ASHK Sarandë, ish–shefa sektorësh në ASHK, ish–punonjës të IMT Bashkia Sarandë dhe ish–punonjës të IKMT Sarandë.
Ata akuzohen se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Sarandë, Ksamil dhe në zonën e plazheve.
Të arrestuar:
Mariel Murati, ish-Drejtor Aluizni
Ina Papa, ish-Shefe sektori Aluizni
Erald Lika, ish-Shef Sektori Aluizni
Denis Balili, ish-inspektor IKMT
Ermen Stroka, specialist ASHK
Viktor Qesari, inspektor IMT Bashkia Sarandë
Manushaqe Saliko ish inspektore IKMT
Oltion Durmishi, inspektor IMT Bashkia Sarandë
Andri Dhima, ish-drejtor ASHK
Kozeta Statha ish-drejtore ASHK
Tonin Simoni, ish-inspektor IMT Bashkia Sarandë
Të shoqëruar
Oltion Durmishi
Apostol Qesari
Ermen Stroka
Ina Papa
Denis Balili
Manushaqe Saliko
Erald Lika
Në kërkim
Andri Dhima
Kozeta Statha