Një shqiptar, autor i disa vjedhjeve në Britaninë e Madhe, është arrestuar në aeroportin Luton teksa tentonte të largohej nga vendi.
34-vjeçari Arkand Pitarka është dënuar me 6 vite burg, për të paktën 5 vjedhje në banesa në zonat e pasura të Essex, Gloucestershire dhe Worcestershire.
Ai kishte pothuajse 5,000 £ cash në dorë, si dhe një ‘sasi të konsiderueshme bizhuterish’ me vete kur u arrestua në aeroportin Bedfordshire më 12 dhjetor 2023. Dyshohet se shqiptari, ka vjedhur në 5 banesa rreth 110 mijë paund.
Pitarka, i cili doli në gjyq javën e kaluar, nuk ka pranuar para policisë së Gloucestershire nëse ai kishte kryer ndonjë vjedhje tjetër në Britani, përveç pesë që tashmë janë vërtetuar.