Ashtu siç pritej filmi “Oppenheimer” i Christopher Nolan ka rrëmbyer shumicën e çmimeve në Oscars 2024, 7 nga 13 në total.
“Oscar” për aktorin më të mirë shkoi për Cillian Murphy, i pari aktor irlandez që merr këtë çmim.
“Ne e bëmë një film për njeriun i cili e krijoi bombën atomike, dhe ne po jetojmë në botën e Oppenheimerit qoftë për mirë apo për keq”, tha Murphy pasi e mori çmimin e aktorit më të mirë.
Filmi, i cili kishte 13 nominime, fitoi gjithashtu aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr, si dhe regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, plus montazhin e filmit, kinematografinë.
Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në “Poor Things”. Ndërsa, çmimi për aktoren më të mirë në rol dytësor i shkon yllit të The Holdovers, Da’Vine Joy Randolph.
Barbie, filmi me fitimin më të madh të vitit të kaluar, merr vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas. Dyshja performuan live, ashtu si edhe aktori Ryan Gosling.
Ndarja e çmimeve Oscars ishte një natë historike për disa, pasi Ukraina fiton Oscar-in e parë ndonjëherë me dokumentarin më të mirë “20 Days in Mariupol”, ndërsa Britania e Madhe e fitoi Oscarin për filmin më të mirë ndërkombëtar: “The Zone of Interest”.