Akuzohet se ekzekutoi Ardian Nikulajn/ Ruben Saraiva kërkon lirinë, shtyhet seanca ndaj portugezit

Portugezi Ruben Saraiva, i cili akuzohet se ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj më 19 prill të vitit të shkuar në biznesin e tij në Shëngjin ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lezhës.

28-vjeçari, i ekstraduar 2 muaj në parë nga Maroku, sipas policisë e kreu krimin me urdhër të Edmond Haxhisë, i arrestuar në Britaninë e Madhe.

Megjithatë Saraiva ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje. Ndërkohë seanca e sotme gjyqësore nuk u zhvillua pavarësisht prezencës së portugezit në gjykatë, për shkak të mungesës së përkthyeses, duke u shtyrë për ditën e hënë.

Ruben Saraiva ka refuzuar edhe bashkëpunimin me autoritetet shqiptare, edhe pse Prokuroria e Lezhës i ofroi lehtësim të pozitës penale në rast bashkëpunimi.