Marko Kepi, një nga veprimtarët më të njohur të rinj, në komunitetin shqiptaro-amerikan ka nisur fushatën e tij teksa garon për të zënë një vend në senatin e New Yorkut.
Ai njofton të gjithë komunitetin shqiptar atje që t’i bashkohen fushatës së tij, që do të nisë ditën e shtunë, ora 10:00 në vendin e quajtur “4 WILLOW”, në Staten Island.
“Sillni miqtë dhe familjet tuaja, le të bëjmë fushatë së bashku për të fituar”- shprehet Marko Kepi.
Më herët Kepi ka thënë se beson që shqiptarët do ta votojnë për të bërë të mundur që zëri i tyre të dëgjohet në politikën amerikane.
Marko Kepi ka shkuar në moshë shumë të vogël në SHBA dhe ëndrra e tij amerikane është të sjellë ndryshim, duke u futur në politikë.