Një nëndetëse që po eksploronte anijen e fundosur Titanik është zhdukur vetëm 1 orë e 45 minuta pas nisjes së saj.
Brenda saj ndodhen miliarderi dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding, biznesmeni pakistanez, Shahzad Daëood, dhe djali i tij Sulemani, eksploruesi francez, Paul-Henry Nargeolet si dhe shefi ekzekutiv i OceanGate – kompania që ka organizuar këtë zhytje.
Të pestë ata kanë oksigjen për rreth katër ditë. Ndërkohë nën ujërat e Oqeanit Atlantik, kanë nisur dhjetëra operacione nga agjencitë amerikane dhe kanadeze, marinat dhe firmat që operojnë me nëndetëse që mund të udhëtojnë në thellësi të mëdha. Kërkimi vazhdoi edhe gjatë natës ndërsa të përfshirë janë edhe avionë ushtarakë si dhe nëndetëse sonare.
Pjesë të anijes së fundosur të Titanikut gjenden 700 kilometra në jug të Njufoundlend.
Nëndetësja e zhdukur komunikon me një anije mbi sipërfaqen e ujit përmes teksteve të shkurtra. Por, komunikimi përmes GPS dhe sistemeve të radios nuk është i mundur. Personat që gjenden brenda nëndetëses nuk mund të dalin vetë nga ajo, sepse ata janë të mbyllur brenda me bulona që vendosen nga jashtë.