Mbërriti në mesnatë në Tiranë, Zelensky: Edi Rama, mik i pakompromis për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në mesnatë në Tiranë, ku është pritur në aeroportin e Rinasit  nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Përpara takimit me Ramën në Kryeministri, Zelensky ka reaguar në rrjetet sociale, ku e cilëson kryeministrin shqiptar si një mik të pakompromis të Ukrainës.

Presidenti Zelensky do të marrë pjesë në në samitin “Ukrainë – Evropë Juglindore”, ku do të flitet për rrugën e Ukrainës drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Postimi i Volodymyr Zelenskyt:

Sot ndodhem në Tiranë. Do të takohem me Edi Ramën, një mik të pakompromis të Ukrainës dhe do të marr pjesë në samitin “Ukrainë – Evropë Juglindore”.

Ne do të zhvillojmë negociata me Kryeministrin e Shqipërisë dhe ekipin e tij për bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe punën për marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që iu bashkua Deklaratës së Vilniusit të G7, për të cilën jemi shumë mirënjohës.

Në samitin “Ukrainë – Evropë Juglindore”, i cili mbahet për herë të dytë, do të flasim për rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik. Unë ofroj të mbështes përpjekjet e Ukrainës për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të zhvilloj takime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit.