Tritoli në Durrës/ “Endacaku vrasës”, mesazhi që la autori në banesën e Ilir Koçiljas, një i dyshuar për ngjarjen

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit, në katin e parë të banesës së Ilir Kociljas, i cili vrau me thikë Halil Kokën pak ditë më parë në Durrës.

Ndërkohë autori që ka vendosur lëndën plasëse, ka lënë edhe një mesazh në fasadën e banesës së Ilir Koçiljas, ku shkruhet: endacaku vrasës.

Mësohet se policia e Durrësit ka një të dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e Ilir Koçiljas. Kamerat e sigurisë kanë kapur një person rreth 1.75 cm i gjatë, me kapele dhe kapuç, i cili përshkon rrugën për te banesa e Koçiljas, pak momente para shpërthimit të lëndës plasëse.

Nga shpërthimi u shkaktuan dëme të shumta në banesë e Koçiljas dhe tek disa automjete që ndodheshin të parkuara në zonë.