Në 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Mitrovicë është mbajtur ceremonia e inagurimit të shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari.
Shtatorja ëhstë vendosur në sheshin kryesor të qytetit, ndërkohë që pjesëmarrës në ceremon kanë qenë qindra qytetarë, mes tyre edhe Rifat Jashari, vëllai i Adem Jasharit.
Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së.
Së bashku me të vëllanë e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore-ushtarake jugosllave e sulmuan shtëpinë e tyre në mars të vitit 1998, ku ai ra heroikisht së bashku me anëtarët e familjes së tij.