Pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu doli në konferencë për shtyp, ku njoftoi vendimet e marra nga kabineti qeveritar.
Pas njoftimit të vendimeve, një prej gazetarëve të pranishëm e pyeti ministren për 6 milionë eurot e parashikuara për arsimin, që Bashkia e Tiranës ia dha inceneratorëve, si dhe për akuzat e ish-ministrit Arben Ahmetaj për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Por Manastirliu kyçi gojën për këtë temë dhe vendosi që të propagandonte investimet e qeverisë për arsimin, pavarësisht se rezultatet e PISA-s tregun gjendjen reale në të cilën ndodhet arsimi shqiptar.
Prej gati 1 jave qeveria ka vendosur të heshtë në lidhje me akuzat e Ahmetajt ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj. Këtë të fundit Ahmetaj e cilësoi si pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, ndërsa për Ramën tha se ka kapur SPAK-un dhe e përdor për qëllime politike.