Rriten tarifat për patentat, ja vendimi i fundit që mori Blendi Gonxhe para se të largohej nga DPSHTRR

Për këdo që do të marrë patentën për herë të parë, të pajiset me patent ndërkombëtare ose të rihyjë në provim për shkak të humbjes së pikëve, tarifat janë dyfishuar ose trefishuar.

Pak para se të emërohej ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka marrë një vendim në krye të Srejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Vendimi është miratuar edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe ka hyrë në fuqi që nga 16 Janari, shkruan News 24.

Nëse më parë për të dhënë provimin e njohurive teorike kur nuk e fiton testin teorik që në provimin e parë duhej të paguaje 400 lekë si tarifë, tashmë duhet të paguash 1200. Po ashtu edhe për riprovimin e testit të praktikës më parë duhet të paguaje 500 lekë, tashmë do të paguash 4-fish më shumë.

Për t’u pajisur me leje drejtimi për të gjitha kategoritë nga 3500 lekë tashmë do paguhet 4500 lekë. Edhe një sërë shërbimesh të tjera për patentat janë dyfishuar, si pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare, pajisja me “Leje”dhe provim kualifikimi teorik pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së lejedrejtimit, por edhe për autoshkollat për detyrimet që kanë për ushtrimin e aktivitetit.