36-vjeçarja Merita Ferracaku, e cila u përplas nga një makinë te vijat e bardha në lagjen ‘Ali Demi’ mbrëmjen e 14 janarit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Gruaja nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Disa orë pas aksidentit u arrestua drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari R.A, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Policia thotë se gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.