Policia ka vënë në pranga 42-vjeçarin Agron Asllani, i cili u plagos një ditë më parë nga Imer Kameri, pas një sherri për motive të dobëta.
Mësohet se Asllani u arrestua në ambientet e spitalit të Traumës, ku po kurohej, me urdhër të SPAK. 42-vjeçari u prangos pasi ishte shpallur në kërkim i akuzuar për kultivim droge dhe grup i strukturuar kriminal.
Agron Asllani u plagos dje në Bru Zallë të Krujës nga 52-vjeçari Imer Kameri. Ky i fundit nuk është kapur ende nga policia.