Rrëshqitje masive dheu në Kinë, 8 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

8 persona kanë vdekur dhe 39 të tjerë janë zhdukur pasi një rrëshqitje masive dheu goditi Kinën jugperëndimore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin malor Liangshui në Yunnan pak para agimit, kur shumica e banorëve ishin në gjumë.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, 18 shtëpi janë rrënuar ndërsa më shumë se 500 persona janë evakuuar.

Ndërkohë po vijon operacioni për gjetjen e të zhdukurve.

Në vendngjarje ndodhen më shumë se 300 punonjës të kërkim-shpëtimit, dhjetëra mjete zjarrfikëse si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kërkimin e personave të zhdukur. Ndërkohë, Presidenti kinez, Xi Jinping u kërkoi zyrtarëve që të rrisin përpjekjet e shpëtimit.

Shkaku i rrëshqitjes së dheut mbetet i paqartë, por sipas BBC rajoni i largët malor është i prirur ndaj fenomeneve të tilla.