Prokuroria e Posaçme ka lëshuar ditën e sotme 15 urdhër-arreste për persona të dyshuar për grup të strukturuar kriminal.
Mësohet se disa prej të arrestuarve janë: Sokol Idrizaj ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; Elda Idrizaj, bashkëshortja e Sokol Idrizaj; Vangjush Kashari, biznesmen argjendari Kashara; Agustin Mesuli, Altin Doda, Florjan Bakri si edhe Tomor Baruti.
SPAK i filloi hetimet pas letër porosisë së autoriteteve franceze, pasi të arrestuarit dyshohen për kryerjen e veprave penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, Kontrabanda me mallra të tjerë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Operacioni vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup.