Presidenti amerikan Joe Biden ripropozon David Kostelancik si ambasador në Shqipëri

Presidenti amerikan Joe Biden ka ripropozuar David J. Kostelancik, për të shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

“David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër-Këshilltar, për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, ka qenë propozimi i presidentit Biden.

Senati refuzoi më herët kandidaturën e tij, pasi u tejkaluan afatet, bashkë me shumë propozime të tjera për ambasador.

Kostelancik, diplomat me një karriere 30-vjeçare ka shërbyer edhe më parë në vendin tonë në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.